Dimitrov-Melescanu: Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në - Bota Sot
Dimitrov-Melescanu: Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia

Dimitrov-Melescanu: Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:57
Dimitrov-Melescanu

“Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të vendit tonë me BE-në gjatë kryesimit të tyre në BE”. Kjo është theksuar në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla dimitrov me homologun e tij rumun Teodor Melescanu.

Siç njoftojnë nga MPJ, gjatë kohës së mbledhjeve plenare të dy delegacioneve, të udhëhequra nga ministrat Dimitrov dhe Melescanu, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve, dhe u propozuan nisma të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, por edhe në sektorë tjerë. U këmbyen mendime për të ardhmen e rajonit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Rumanisë për anëtarësimin në BE dhe NATO, duke theksuar se sipas hapit reformator demokratik, Maqedonia e Veriut pret vendim për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Marrëdhëniet e afërta tradicionale me Rumaninë vërtetohen edhe me mbështetjen e madhe që e marrim për procesin tonë euro-integrues. Përpjekjet e Rumanisë për nisjen e bisedimeve me BE-në gjatë kryesimit të tyre janë motivuese”, tha Dimitrov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...