OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Pavle Bogoevskit - Bota Sot
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Pavle Bogoevskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Pavle Bogoevskit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:43
Naum Stoilkovski

Nëpërmjet një konference për shtyp të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u tha se “Pavle Bogoevski tashmë s’ka kredibilitet t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë shkak duhet të japë dorëheqje. Vetëm kështu do të mundësohet hetim profesional për atë se nga kush ka porositur ‘gjysmë’ dhe të jetë e paketuar mirë”.

Stoilkovskit thotë se në këtë mënyrë do të zbulohet narko zinxhiri në Shkup dhe kështu LSDM mund të tregojë se Maqedonia bëhet shtet evropian, ku ka përgjegjësi.

Zëdhdnësi i partisë opozitare maqedonase Naum Stoillkovski disa raste në Maqedoni ku kanë qenë zyrtarë të LSDM-së të përfshirë në aferë me drogë.

“Të nderuar, pushteti absolut i klanit kriminal në pushtet hap mundësi Republika e Maqedonisë të shndërrohet në narko kartel, ku sundojnë paratë e zeza nga nëntoka”, thotë Stoilkovski duke shtuar se rasti me Pavle Bogoevskin,k i cili pranoi se ka bërë tregti me narko tregun dhe ka qasje te sekretet shtetërore të sigurisë nuk duhet të kalojë me falje.

Sipas tij Pavle Bogoevski duhet të marrë përgjegjësi ndërsa Zaev, Spasovski dhe Joveski duhet të ikin për shkak të përkrahjes të tregtisë dhe lidhjeve me klane kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...