Maqedoni, s’ka punë për Komitetin e etikës në gjyqësor - Bota Sot
Maqedoni, s’ka punë për Komitetin e etikës në gjyqësor

Maqedonia

Maqedoni, s’ka punë për Komitetin e etikës në gjyqësor

Më: 23 maj 2019 Në ora: 09:51
Ilustrim

Trupi këshillëdhënës për etikë gjyqësore ekziston një vit, por deri më tani para komitetit etik nuk është hapur asnjë procedurë, kumtoi sot kryetari i Shoqatës së gjykatësve të Gjykatës Supreme. Kështu u shpreh Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve në Maqedoninë e Veriut, gjatë prezantimit të analizës juridike të standardeve etike në gjyqësor.

Me faktin që këshilli etik deri më tani nuk ka marrë qëndrime konkrete rreth disa çështjeve për sjellje etike apo jo etike të gjykatësve, sipas Saitit, praktikisht është e pamundur të plotësohet funksioni parandalues i trupit dhe të tregojë në sjelljen e gjykatësve, të cilët do të mundnin në të ardhmen të jenë lëndë e përgjegjësisë disiplinore, përcjellë KOHA.

Në drejtim të nxitjes së gjykatësve që të ngrisin nisma për promovim dhe respektim të parimeve të Kodeksit për etikë gjyqësore Shoqata e gjykatësve sot e promovoi publikimin “Analiza juridike e standardeve për etikë gjyqësore”.

Publikimi përmban përvoja të mira nga Holanda dhe rajoni dhe duhet të nxitë të funksionojë edhe në praktikë Trupi këshillëdhënës për etikë gjyqësore.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve dhe gjykatës në Gjykatën Supreme, Xhemali Saiti, para promovimit theksoi se edhe pse trupi fillimisht është imagjinuar si këshillëdhënës, gjykatësit deri më tani e shfrytëzojnë pak, sidomos që funksioni i saj parandalues është që gjykatësit të mos hyjnë në përgjegjësi potenciale disiplinore.

“Deri në këtë moment në këshillin etik nuk është arritur asnjë kërkesë lidhur me atë çka do të thotë etikë e sjelljes së një gjykatësi. Insistojmë që përmes këtij projekti t’i nxisim kolegët dhe faktorët tjerë të ngritin nisma që të mundet Këshillin etik të ndërmerr qëndrime konkrete për çështje të caktuara”, deklaroi Saiti.

Këshilli etik numëron shtatë anëtarë, ndërsa kryetar me funksion është kryetari i Shoqatës së gjykatësve. Çështjet etike, theksoi Saiti mund të dërgojnë deri te trupi, kryetarët e gjykatave dhe këshilli drejtues i Shoqatës së gjykatësve.

Theksoi se rekomandimet nga Greko dhe përvojat holandeze, tregojnë se në atë duhet të bëhet kufizim i përgjegjësve disiplinore dhe çështjeve etike.

Lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e gjykatësve, Saiti theksoi se në kodeks nuk është e definuar kjo çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...