LSDM: Po ndërtojmë sistem për të nxjerrë fëmijët nga varfëria - Bota Sot
LSDM: Po ndërtojmë sistem për të nxjerrë fëmijët nga varfëria

Maqedonia

LSDM: Po ndërtojmë sistem për të nxjerrë fëmijët nga varfëria

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:01
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se me reformën e re sociale, po ndërtojmë sistem për nxjerrjen e fëmijëve nga varfëria.

“Me reformën e re sociale, e cila u miratua në Kuvend, ndërtojmë sistem me të cilën përgjithmonë nxjerrim nga çdo lloj të varfërisë. Për 20 për qind është rritur përfshirja e fëmijëve të cilët shfrytëzojnë shtesa shkollore dhe arsimore dhe në mënyrë thelbësore është transformuar mbrojtja sociale”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se deri më tani shtesa fëmijërore kanë shfrytëzuar 3.200 fëmijë, ndërsa me reformën e re do të shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa shtesa arsimore në vend të 3.800 fëmijëve, tani do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë 61.143 fëmijë.

Nga tje shtojnë se me masat reformuese dhe reformën sociale kthehet e drejta sociale, e cila është bazë për ngritjen e një shoqëri të drejtë e cila mundëson të drejta të barabarta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...