Pëplasje mes BDI-së dhe shefit të Agjencisë për Zbulim - Bota Sot
Pëplasje mes BDI-së dhe shefit të Agjencisë për Zbulim

Maqedonia

Pëplasje mes BDI-së dhe shefit të Agjencisë për Zbulim

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:01
Erolld Musliu

Erolld Musliu, drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, ka refuzuar që të komentojë deklaratat e anëtarëve të BDI-së, se janë të shqetësuar pas emërimit të tij si drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Musliu ka sqaruar se është e nevojshme që vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe funskioni i tij të oficializohet.

“Nuk mundem të jap deklaratë deri sa nuk e shoh vendimin e emërimit tim, drejtor i Agjencisë për Zbulim të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Nuk ka problem, nga e hëna jam i disponueshëm”.

Pyetje: BDI sot ka reaguar pas emërimit tuaj se nuk pajtohen pas vendimit që jeni emëruar drejtor i AZ. Mëngjesin e sotëm zv/Kryeministri Bujar Osmani kishte deklaruar një gjë të tillë?

“Nuk e kam lexuar atë deklaratë të zv/kryeministrit Bujar Osmani, mirëpo mbrëmë dëgjova qëndrimin e tyre, kishte edhe vetë Presidenti, unë jam emëruar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka thënë Musliu.

Pyetje: Nuk do ti komentoni deklarat e BDI-së?

“Shikoni BDI është parti politike, Bujar Osmani është zy/kryeministër, nuk e dijë se cilin funskion e ushtron në partinë e tij, nuk e dijë se çfarë deklarate ka dhënë, as nuk i dijë qëndrimet e BDI-së, mirëpo sa e dijë unë ata janë në qeveri së bashku me LSDM-në, që do të thotë se e kanë përkrahur kryetarin Stevo Pendarovskin, çfarë të them më shumë”, ka thënë Musliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...