Shkarkohen 78 kryetarë të degëve komunale të LSDM-së - Bota Sot
Shkarkohen 78 kryetarë të degëve komunale të LSDM-së

Maqedonia

Shkarkohen 78 kryetarë të degëve komunale të LSDM-së

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:09
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka vendosur për shkarkimin e 78 kryetarëve të degëve partiake apo organizatave komunale të LSDM-së, që sipas tij shënon edhe hapin e parë të ndryshimeve të paralajmëruara. Sipas tij, gjatë kësaj jave partitë brenda tyre do të diskutojnë pozicionet, ndërsa nga fillimi i javës tjetër, do të ketë edhe një takim të partnerëve të koalicionit të cilët do të fokusohen në ndryshimet e funksionarëve qeveritarë që nuk kanë treguar sukses në dikasteret që i udhëheqin.

Shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve komunale të LSDM-së. Dua t’i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve, si përfaqësues në nivel lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve të degëve komunale ku është fituar në zgjedhje. Apeloj të jenë sërish kandidatë, le të kandidojnë në konkursin i cili do të shpallet që në javën e ardhshme – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...