Granata e pashpërthyer do të shkatërrohet në Saraj, MPB bën thirrje që të mos lëvizet në atë pjesë - Bota Sot
Granata e pashpërthyer do të shkatërrohet në Saraj, MPB bën thirrje që të mos lëvizet në atë pjesë

Maqedonia

Granata e pashpërthyer do të shkatërrohet në Saraj, MPB bën thirrje që të mos lëvizet në atë pjesë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:01
Policia

Një granatë e pashpërthyer u gjet përgjatë rrugës pranë fshatrave Dolen dhe Krushopek i Mesëm në komunën e Sarajit.

Ministria për Punë të Brendshme i njofton qytetarët veçanërisht banorët e Dollen dhe Krushopek i Mesëm, komuna e Sarajti, se në orën 16:30 do të kryhet shkatërrimi i një granate të pashpërthyer nga një minahedhës 120 milimetra.

Nga Ministria e Brendshme deklarojnë se granata është aktive dhe nuk është e mbyllur me siguresë dhe prandaj ekziston rrezik për transport dhe granata do të shkatërrohet në vend nga Njësisë për Antiterrorizëm.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugën e lartpërmendur në kohën e caktuar”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...