Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit - Bota Sot
Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:10
Aleanca për shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit nga çdo funksion publik, pas deklaratës ku e apostrofon drejtorin e Agjencisë për Kundërzbulim Erool Musliu si të dyshuar për ngjarjet e Kumanovës. Sipas Aleancës, BDI gjithmonë i ka përdorur rastet e montuara për politika ditore. Në kumtesën për media, Aleanca për Shqiptarët rikujton deklaratën e të burgosurve për Lagjen e Trimave, se ngjarja e 9 dhe 10 majt të vitit 2015 është organizuar nga Nikolla Gruevski së bashku me Ali Ahmeti, Sadulla Durakun dhe Artan Grubin.

I rikujtojmë Bujar Osmanit dhe gjithë shqiptarëve se si të përfshirë në rastin e Lagjes së Trimave, nga dëshmitë e shumta, por edhe nga vetë deklarimet e tyre, kanë qenë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Sadulla Duraku. Në këndvështrimin e BDI-së, ngjarja e Kumanovës duhej të ndodh për nevoja të politikës ditore dhe po për këto nevoja e shfrytëzon edhe sot. Mos harroni se në seancën e fundit të gjykatës së apelit për këto ngjarje lideri juaj u apostrofua direkt nga te akuzuarit për ndodhitë në Kumanovë si organizator bashkë me Nikolla Gruevskin” thonë nga Aleanca për Shqiptarët- reagon Aleanca për Shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...