Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm - Bota Sot
Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm

Maqedonia

Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:31
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti vendimin e deputetit Pavle Bogoevski për dorëheqjen nga posti i deputetit duke e vlerësuar si vendim të guximshëm.

“Është shumë e rëndësishme që secili prej zyrtareve të merr përgjegjësi në kryerjen e obligimeve ndaj qytetarëve, para institucioneve dhe shtetit”, tha Zaev duke përshëndetur dorëheqjen e Bogoevski.

Zaev theksoi se Bogoevski ishte deputet i shkëlqyer dhe është një nga simbolet e revolucionit laraman, dhe për këtë shkak siç tha Zaev, do të jetë kënaqësi të punoj me një njeri të tillë në të ardhmen.

“Do të ishte kënaqësi të bashkëpunoj me njeri që e dashuron vendin e vet. Besoj se do të gjejmë mënyra për bashkëpunime të ardhshme”, potencoi Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...