Do të dihen shpenzimet e kryetarit Stevo Pendarovski - Bota Sot
Do të dihen shpenzimet e kryetarit Stevo Pendarovski

Maqedonia

Do të dihen shpenzimet e kryetarit Stevo Pendarovski

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:47
Stevo Pendarovski

Opinioni do të mund të kontrollojë se sa ka shpenzuar kryetari Stevo Pendarovski.

Ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski sot u takua me kryetarin e sapo zgjedhur Stevo Pendarovski, ku biseduan për Mjetin për llogaridhënie, ku shfaqen shpenzimet e ministrave, zëvendësministrave dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

“Kjo është vizita e parë zyrtare e jona. Ajo që ishte e rëndësishme në takim, është se kryetari Pendarovski dha gatishmërinë që puna dhe përdorimi i mjeteve buxhetore të tij të kontrollohen nga publiku”, thotë Popovski duke shtuar se tashmë edhe kabineti i kryetarit do të jep të dhëna për shpenzimet buxhetore të kryetarit.

Sipas tij, ky është dallim shumë i madh nëse krahason me kryetarin Ivanov, i cili aspak nuk e kishte ndërmend të prezantojë shpenzimet dhe mënyrën e punës para qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...