Page: Për Londrën është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet ne BE-në në qershor

Maqedonia

Page: Për Londrën është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet ne BE-në në qershor

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:29
Page

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në britanike në intervistë për “European Western Ballkan” tha se “përkushtimi i Britanisë së Madhe drejt Ballkanit Perëndimor është i përhershëm dhe do të vazhdojë edhe pasi të dalim nga BE”.

Si dëshmi për këtë përkushtim, thotë Page, është plani për dyfishimin e njerëzve në ambasadat britanike në rajon, që punojnë në çështjet e sigurisë, tregtisë me drogë, armët e zjarrit, trafikimin me njerëz dhe krimin lidhur me emigrimit.

“Gjithashtu do ta përforcojmë bashkëpunimin me Qeveritë dhe shoqërinë civile  me qëllim të ndihmojnë uljen e korrupsionit në rajon dhe përmirësimin në fushën e sundimit të së drejtës”, theksoi Page.

Sa i përket euro integrimeve, diplomati britanik theksoi se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, edhe pse Londra s’do të ketë karrige në Këshillin e BE-së, në mënyrë aktive do të mbështesë procesin e zgjerimit.

“Mendoj se është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapin bisedimet për hyrje në BE në qershor”, tha Page duke thënë se vendimi i vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve ku anulua nisja e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte për shkak të qasjes së Francës.

Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës është ndër arsyet kryesore që hapi rrugën e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Shpresojmë se procesi i ratifikimit të përfundojë sa më shpejt me qëllim Maqedonia e Veriut të na bashkohet në Aleancë në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti”, tha Page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat