Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm dhe në funksion të mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike - Bota Sot
Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm dhe në funksion të mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike

Maqedonia

Zaev: Vendimi i Bogoevskit është i guximshëm dhe në funksion të mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:50
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev e përshëndet vendimin e deputetit Pavle Bogoevski të jap dorëheqje nga funksioni dhe vlerëson se është i guximshëm edhe në funksion e mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike për të cilën qytetarët presin politikanët të veprojnë në këtë drejtim.

“Është shumë me rëndësi secili nga funksionarët të mbajë përgjegjësi në pjesën e kryerjes së obligimeve para qytetarëve, para institucionit dhe shtetit. Gjithmonë kur një pjesë e caktuar nga jeta private nuk do të ndikojë ndaj kryerjes së punëve vlerësojë se është mirë dhe këtë e komentova. Por, kjo është e drejtë e tij për vendim personal dhe moral dhe unë e përshëndes dorëheqjen”, tha Zaev në përgjigjen e një pyetjeve në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai potencoi se Bogoevski është deputet i shkëlqyer dhe një prej simboleve të Revolucionit të larmë, për ç’arsye, shtoi do të jetë kënaqësi të vazhdojë të punojë me një njeri të tillë edhe në të ardhmen.

“Sido që të vendos dhe në cilin segment të jetës së tij të punojë për mua do të jetë kënaqësi të bashkëpunojë me një njeri që e donë vendin deri në qiell dhe dëshiron të përfshihet në suksesin e saj. Besoj se do të gjejmë mënyra për bashkëpunime të ardhshme”, shtoi Zaev.

I pyetur nëse pret që deputetët t’ia marrin mandatin deputetit Nikolla Gruevski potencoi se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shumë të qarta dhe se bëhet fjalë për rast të pastër dhe për këtë arsye pret të veprohet në pajtim me Rregulloren.

“Për rastet e pastra kërkoj të mos ketë politikë. Kemi një të arratisur jashtë vendit që ka marrë azil jashtë standardeve ndërkombëtare. Besoj se më së paku që mund të bëjë Parlamenti është të sjell vendimin parimor. Kjo nuk do të thotë se deputetët e VMRO-DPMNE-së ia mendojnë të keqen dhe për ata është armik. Vendimi është parimor dhe duhet të respektohet Kushtetuta dhe Rregullorja. Pres të veprohet në pajtim me Rregulloren sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...