Metodologjia e re për llogaritjen e karburanteve hyn në fuqi.
Në Gazetën Zyrtare u publikua dhe u nënshkrua nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Nga e hëna, rregullatorët shtetërorë përsëri do ta kenë fjalën e fundit rreth çmimit me të cilin do të shiten karburantet në pompat e benzinës.
Përveç fitimeve për shitësit, kriteri kryesor nga i cili varet çmimi i shitjes me pakicë do të jetë kursi i këmbimit i dollarit kundrejt denarit dhe lëvizja e naftës së papërpunuar në bursat botërore.