“Fshesa”, për shkak të reitingut të ulët të Qeverisë, thotë Çkatroski

Maqedonia

“Fshesa”, për shkak të reitingut të ulët të Qeverisë, thotë Çkatroski

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:21
Qeveria

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të ndërmerr asnjë hap për ndryshime në Qeveri pa i njoftuar partnerët e koalicionit. Duke mos komentuar emrat e përfolur deri më tani, i pari i organit ekzekutiv thekson se liderët do të njoftohen në detaje për lëshimet që kanë bërë funksionarët të cilët i kanë caktuar.

“Është e rrugës që si mandatar t’i njoftoj partnerët e koalicionit me lëshimet e konstatuara nga personat dhe funksionarët e caktuar të cilët dua të largohen. Sapo t’i marr vendimet, do t’i kumtoj para publikut. Është e rrugës që ai i cili ka nominuar ose caktuar një funksionar të njoftohet se do t’i largohet i nominuari”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se procesi i fshesës do të ndodh për shkak të rënies së reitingut të Qeverisë. Sipas tij deklaratat se vetëm Ali Ahmeti mund t’i ndryshojë ministrat e tij, dhe jo Zaev, janë njejtë se edhe Ali Ahmeti nuk mund të ndryshojë ministër të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit.

“Lexova shumë deklarata nga funksionarë të BDI-së dhe LSDM-së për projektin e fshesës. Të jem i sinqertë ato në vetvete janë shumë deklarata optimiste. Unë Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin asnjëherë nuk i kam konsideruar si politikanë naiv. Deklaratat se vetëm Ali Ahmeti mund t’i ndryshojë, dhe jo Zaev, janë njejtë sikur Ali Ahmeti nuk mund të ndryshojë ministër të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit. Këto çështje më tepër e bëjnë qesharake situatën dhe larg të logjikshme. Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev mund të ndryshojnë gjithkënd. Filloni të mendoni nga kjo pozitë, dhe e dyta është rënia e rejtingut si përforcues shtesë për fshesë. Liderët e dy partive nëse vendosin kë duhet të ndryshojnë nuk mund t’i shpëtojë asgjë jo përshkak diçka tjetër por për vet ato”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Ndryshe, si një ndër më të përfolurit që pritet të përfshihet në fshesën e Zaevit është Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ky i fundit javë më parë tha se përgjigjet para organet e partisë së tij, BDI dhe se për pozitën e tij vendosë kryetari Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat