Pendarovski: Veprat dhe mësimet ë i lanë Cirili dhe Metodi na obligojnë të ndërtojmë shoqëri me mundësi të barabarta

Maqedonia

Pendarovski: Veprat dhe mësimet ë i lanë Cirili dhe Metodi na obligojnë të ndërtojmë shoqëri me mundësi të barabarta

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:11
Stevo Pendarovski

Presidenti i Republikës Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dërgoi urim me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë shën Cirili e Metodi.

“Kjo festë e madhe kushtuar vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi, të cilët me veprën e vet ua hapën rrugën popujve sllovenë drejt arsimimit dhe spiritualitetit, është themel edhe i ekzistencës gjuhësore, kulturore dhe shpirtërore maqedonase si popull i barabartë në familjen e popujve sllovenë”, qëndron në urim.

Në të presidenti shton se shenjtorët e civilizimit dhe arsimimit slloven dhe mbrojtësit e Evropës, shën Cirili e Metodi luftuan për të drejtën e përdorimit të gjuhës së vjetër sllovene në shërbesa fetare, duke dëshmuar se nuk ekzistojnë gjuhë të vogla dhe të pavlefshme. Vizioni i tyre dhe vlerat që i promovuan edhe pas dhjetë shekujve janë aktuale dhe relevante.

“Duke e uruar festën e madhe do të doja të përkujtoj se veprat dhe mësimet që na i lanë vëllezërit e shenjtë na obligojnë të synojmë drejt barazisë dhe të ndërtojmë shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim të gjinisë, besimit, etnisë apo cilës do përkatësi tjetër”, thekson presidenti Pendarovski në urim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat