Ndryshimet e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, ndikojnë në rritjen e pasigurisë tek zbatuesit

Maqedonia

Ndryshimet e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, ndikojnë në rritjen e pasigurisë tek zbatuesit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:30
Këshilli Gjyqësor

Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër-pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë

Ndryshimi i shpeshtë i kornizës ligjore në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht ai në sferën e gjyqësorit, ndikon që të shtohet pasiguria te palët që duhet zbatuar në praktikë. Ky është vlerësim i Nikolla Popovski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili në publikimin e raportit për gjyqësorin nga Instituti për politikë europiane, tha se vendit tonë nuk i nevojitet që Preibe apo dikush tjetër t’i tregojë se kemi ligje të mira, por ato duhet vetëm të respektohen.

“Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër – pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë. Për këtë arsye ne duhet të kujdesimi që të miratojmë ligje kualitative, dhe jo vetëm të shtypim dhe publikojmë. Paramendoni, me një kompani nëse brenda një periudhe të caktuar rregullorja e punës pëson katër apo pesë ndryshime. Si do të ishte qasje e punëtorëve. Si do të vepronin ata”, tha Popovski, i cili para gazetarëve nuk deshi të flasë se kur pritet që VMRO-DPMNE-ja ta votoj ligjin e shumë pritur për Prokurorinë Publike.

Ai, mes tjerash shtoi se është kundër ndryshimit të kornizës ligjore nëse nuk e kërkon nevoja.
Ndaj kësaj vërejtje reagoi Bojan Maroviqi, këshilltar i kryeministrit për Çështje euro-integruese, i cili ia kujtoi deputetit Popovski, se gjatë periudhës sa ata ishin në pushtet, kanë miratuar edhe ligje kualitative, një pjesë e të cilës kanë filluar të zbatohen në praktikë.

“Miratimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor është një e arritur e madhe. Me dispozitat e reja ku Këshill disponon me kritere të qarta për zgjedhjen e gjykatësve. Mos ta harrojmë Ligjin për anti-korrupsion. Sot kemi një Komision të tillë i cili ka ngritur lëndë dhe procedura duke filluar nga shefi i Qeverisë e deri te kryetari i opozitës. Ky institucion gjatë pesë viteve të kaluar fare nuk përmendej. Ndërkohë, në periudhën që vijon na pret një reformë intensive në administratën publike”, tha Maroviq.

Kundër ndryshimit të shpeshtë të kornizës ligjore u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Megjithatë, për dallim nga kolegu i tij i opozitës, ajo theksoi se gjatë periudhës së kaluar ndryshimi i ligjeve është bërë në koordinim me një institucion të pavarur të BE-së, siç është rasti me Komisionin e Venecias.

“Komisioni i Venecias pushteti të kaluar dy herë radhazi i ka dhënë rekomandime se si duhet të rregullohet Ligji për gjykata, ai për Këshillin Gjyqësor e kështu me radhë dhe vazhdimisht janë gjetur arsye sepse korniza ligjore nuk duhet të rregullohet në atë mënyrë. Tashmë, për herë të parë nga ana e tyre në letër të shkruar, na u tha se gjithçka çka është rekomanduar, ne e kemi realizuar (zbatuar). Ne duhet të jemi të kënaqur që kemi arritur një standard europian i cili është dhënë nga një organ i pavarur. Pas këtyre miratimeve vijon zbatimi i tyre që më së paku varët nga Ministria e Drejtësisë, sidomos për ligjet në sferën e gjyqësorit”, tha ministrja Deskoska.

Ndryshe, ajo shtoi se nuk ka asnjë lëvizje drejtë arritjes së dy të tretave të votave për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, në kuadër të të cilit pritet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat