Pronari i banesës së djegur në Karposh përfundoi në spital

Maqedonia

Pronari i banesës së djegur në Karposh përfundoi në spital

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:16
Banesa e djegur

Zjarri i cili ka shpërthyer para disa orëve në katin e 16-të në njërën ndër ndërtesat në lagjën e Shkupit “Karposh 4”, para pak çastesh është vënë nën kontroll, ndërsa pronari i banesës është dërguar në toksikologji përshkak së tymit që ka thithur derisa ekipet e zjarrfikësve e kanë shpëtuar, transmeton Alsat.

Policia për momentin nuk posedon informacione se cilat janë shkaqet e zjarrit, dhe të njëjtët kanë njoftuar se gjatë ditës do të dalin me detale.

Sipas inforatave jozyrtare, zjarri ka shpërthyer paradite rreth orës 10.00 për shkak të një bombole gazi.

Nga banesa e kapluar nga zjarri zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë pronarin i cili nga ballkoni i banesës ka kërkuar ndihmë.

Një numër i madh i banorëve janë evakuuar nga ndërtesa, derisa në vendngjarje prezent kanë qenë edhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat