Remenski: DSK t’ia marrë certifikatën Veljanovskit me të cilën ai i shikon dëshmitë për 27 prillin kundër tij

Maqedonia

Remenski: DSK t’ia marrë certifikatën Veljanovskit me të cilën ai i shikon dëshmitë për 27 prillin kundër tij

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:00
Frosina Tashevska-Remenski 

Zëvendës-kryetarja Frosina Tashevska-Remenski në seancën e djeshme të mbyllur të Komisionit për mbikëqyrje të DSK-së dhe Agjencisë për zbulim, ku anëtar është edhe njëri nga organizatorët e dyshuar për sulmin në Kuvend më 27 prill 2017, e ka pyetur Drejtorin e DSK-së Goran Nikollovski a mendon që Veljanoski duhet ende të jetë posedues i certifikatës së sigurisë dhe të jetë në gjendje për të parë dokumente sekrete të këtyre shërbimeve të inteligjencës, disa prej të cilave janë në një mënyrë provat kundër tij dhe ai mund të me abuzojë ato, njofton SDK.

“A mundet poseduesi i certifikatës së sigurisë për të sekret shtetëror Trajko Veljanovski të shikojë dokumente dhe materiale me klasifikim të lartë pikërisht nga ata ku gjenden prova të organizatorëve dhe autorëve të dhunës më 27 prill 2017, e me të cilat ai është akuzuar? Kjo pyetje dje iu ka parashtruar drejtorit të DSK-së. A nuk e ndjen ai nevojën ta rishqyrtojë certifikatën e sigurisë që i ka dhënë Veljanovskit”, tha Remenski.

“I bëj thirrje Veljanoski për shkaqe morale dhe ligjore, të japë dorëheqje nga Komisioni për mbikëqyrjen e DSK-së AZ-së, sepse kjo e bën atë një rrezik potencial të sigurisë për të përdorur këto dokumente konfidenciale”, tha nënkryetar i Kuvendit.

Ajo pyeti nëse është etike dhe me bazë ligjore që, si kryetar i Komisionit, Veljanoski të përcaktojë dy deputetë të cilët do të ndjekin përzgjedhjen e kuadrove nga DSK për në Agjencinë e Sigurisë Nacionale?

Para saj zëdhënësi i LSDM-së, deputeti Kostadin Kostadinov kërkoi, dorëheqje të deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët janë akuzuar në lëndët gjyqësore për të treguar, që siç tha ai, një gram moral dhe të japin dorëheqje nga funksionet, siç bëri Pavle Bogoevski, për të cilin s’ka as kallëzim penal, as aktakuzë.

“A do të vazhdojnë të mbrojnë krimin e të arratisurit Nikolla Gruevski ose do të votojnë për t’ia marrë mandatin e deputetit?”, u bëri thirrje Kostadinov kolegëve të VMRO-DPMNE për të filluar së bashku për të ndërtuar një politikë me moral të lartë dhe kjo të fillojë nga Parlamenti.

Më parë, zëdhënësi i VMRO-DPMNE Naum Stoilkovski tha Bogoevski shfaq moral të rremë dhe duhet të përgjigjet për atë që ai ka pranuar, se ka porositur në mënyrë të paligjshme vaj kanabisi kundër dhimbjeve për një anëtar të ngushtë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat