Diell dhe vranësira të vogla gjatë ditës së sotme

Maqedonia

Diell dhe vranësira të vogla gjatë ditës së sotme

Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë perëndimore e dobët, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit. 

Gjatë pasdites në pjesët malore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në intervalin prej pesë deri 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë nga 16 deri 28 gradë Celsius.

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat