Maqedoni, deri në fund të këtij muaji bëhet kontrollimi i paraqitjes vjetore të tatimit

Maqedonia

Maqedoni, deri në fund të këtij muaji bëhet kontrollimi i paraqitjes vjetore të tatimit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:48
Drejtoria e të Hyrave Publike

Qytetarët që kanë realizuar të hyra në vitin 2018 kanë afat që deri në fund të muajit, përkatësisht deri më 31 maj të kontrollojnë paraqitjen vjetore tatimore dërguar në mënyrë elektronike nga Drejtoria e të Hyrave Publike.

Në sistemin elektronik të DHP-së janë regjistruar mbi 680.000 persona që kanë realizuar të hyra gjatë vitit 2018. Ata me profilin e tyre mund ta kontrollojnë paraqitjen vjetore të dërguar nga DHP-ja dhe ta vërtetojnë apo ta përmirësojnë atë.

Nga një qershori paraqitjet vjetore tatimore do të jenë përfundimtare, përkatësisht do merret parasysh statusi i fundit i paraqitjes vjetore tatimore, është përmirësuar apo vërtetuar.

“Gjithashtu nga një qershori zyrtarisht do të vërtetohen edhe paraqitjet vjetore tatimore që nga qytetarët as nuk janë vërtetuar dhe as janë përmirësuar”, sqarojnë nga DHP.

Ata thonë se paraqitjet tatimore që janë përmirësuar, dhe ka marrë statusin e paraqitjes përfundimtare, do të duhet të miratohet nga person zyrtar i DHP-së dhe nëse nuk miratohet paraqitja, do të vijojë zgjidhje për vërtetimin e tatimit personal të të hyrave për vitin 2018.

Nga DHP theksojnë se qytetarët që kanë nevojë për ndihmë gjatë përmirësimit të këtyre paraqitjeve, mund të kontaktojnë kontakt qendrën në numrat 0800 33 000 dhe 02/3253 200.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat