Osmani në vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Maqedonia

Osmani në vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:34
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër, 27.05.2019 (e hënë), udhëton në vizitë pune në Republikën e Hungarisë. Gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Sabolç Takaç, Ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto.

Siç njoftojnë nga SÇE, nga Hungaria Osmani vazhdon në vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku me 28.05.2019 (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane, Marija Pejqinoviq Buriq, ndërsa do të mbajë takim edhe me Kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Temat qendrore të takimeve do të jenë perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE si dhe mbështetja nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë për vendin në prag të samiteve kyçe evropiane në qershor.

Të enjten, 30.05.2019, zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë në vizitë pune në Itali, ndërsa të premten, 31.05.2019 do të bëjë vizitë pune edhe në Belgjikë. Osmani gjatë vizitave është e paraparë të realizojë sa më shumë takime me përfaqësuesi e udhëheqjes shtetërore nga të dy vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat