VMRO-DPMNE: Maqedonia shndri vetëm në sytë e Zaevit dhe LSDM-së

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia shndri vetëm në sytë e Zaevit dhe LSDM-së

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:24
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuse se “Maqedonia shndrit vetëm në sytë e Zaevit dhe LSDM-së. Më shumë se 500.000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë, ndërsa Zoran Zaev thotë se shndrisim”

“Në tre muajt e para të vitit të ri, investimet kapitale janë katastrofale me gjashtë për qind, ndërsa Zoran Zaev na bind se ekonomia e Maqedonisë po shndrit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se si mund Maqedoni të shndrisë kur qytetarët e thithin ajrin më të papastër në botë ndërsa në shekullin 21 në mes Evrope janë viktima të epidemisë së fruthit.

“Në Maqedoni shndrisin bizneset e klanit të familjes Zaev, që i mbushin xhepat e veta me para të popullit. Kur Zoran Zaev do të ikë nga pushteti dhe do të përgjigjet për gjithçka, atëherë Maqedonia do të shndrisë”, thuhet në fund të njoftimit të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat