Drejtori i konviktit “Tome Stefanovski Seniq” thotë se rryma në konvikt është lëshuar që dje

Maqedonia

Drejtori i konviktit “Tome Stefanovski Seniq” thotë se rryma në konvikt është lëshuar që dje

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:25
Konvikti

Drejtori i konviktit ‘Tome Stefanovski Seniq”, Lulzim Xhamaili, sot nëpërmjet një njoftimi i demantoi akuzat e VMRO-DPMNE-së se në objekt ende nuk ka furnizim me energji elektrike.

“Dëshirojë që në mënyrë transparente të informohet publiku se konvikti ‘Tome Stefonvski Seniq; më 22/.05.2019 në orën 14:00 i është ndaluar furnizimi me energji elektrike për shkak të një faturë të papaguar. Gjatë ditës së djeshme më 25.05.2019 në orën 19:00 filloi të ketë rrymë”, thuhet në reagimin e Xhamilit,

Ai thotë se të gjitha informacionet se në konvikt nuk ka rrymë janë të pavërteta dhe se për pyetja shtesë ai tha se nesër do të ketë takim te mediat në hapësirat e konviktit në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat