Vazhdojnë tërmetet në Maqedoni, këtë herë dridhet Pehçeva

Maqedonia

Vazhdojnë tërmetet në Maqedoni, këtë herë dridhet Pehçeva

Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:47
Tërmet

Në mëngjesin e ditës së sotme është ndjerë tërmet në rrethinë të Pehçevës. Fuqia e dridhjeve ka qenë tre shkallë të matjes evropiane makrosizmike.

Enti seizmologjik pranë fakuletit matematiko-natyror në Shku njofton se i njejti tërmet rreth orës 03:51 është ndjerë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe rrethinën e tyre. Qendra ka qenë 13 kilometër në veri-perendim të Pehçevës.

Nuk ka ndonjë dëm material nga dridhjet ndërsa fuqia e lëkundjes ka zgjuar edhe banorët e Pehçevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat