Dimitrov: Maqedonia e Veriut pret fillimin e bisedimeve me BE-në këtë vit

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia e Veriut pret fillimin e bisedimeve me BE-në këtë vit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:03
Nikolla Dimitrov

Minitri për Punë të Jashtme në Maqedoni, Nikolla Dimitrov ka folur për Financial Times për pyetjen rreth hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Brukseli duhet ta njohë tregimin e suksesshëm dhe mos e hudh poshtë aspiratën tonë për euro-integrime, ose në të kundërtën do të rrezikohej ndikimi i tyre në Ballkan dhe do të fuqizoheshin rivalët në rajon” tha Dimitrov mes tjerash për Financial Times.

“Me mos pranimin e suksesit të Maqedonisë së Veriut, BE rrezikon që të rrit ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit. Do të ishtë më e rëndë për Maqedoninë për të ardhmen të flas për reforma nëse këtë herë nuk kemi njohje të proceseve të suksseshme deri tani” vazhdon Dimitrov.

Dimitrov është optimist se Franca, Gjermania dhe Holanda do t’i thonë mirë se erdhe Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat