Për katër ditë në Shkup 33 aksidente komunikacioni me një viktimë

Maqedonia

Për katër ditë në Shkup 33 aksidente komunikacioni me një viktimë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:43
Policia

Në Shkup dhe rrethinë policia rrugore ka pasur shumë punë pasi për katër ditë kanë ndodhur gjithësejt 33 aksidente me dëme materiale dhe në një rast ka pasur një viktimë.

Në 15 nga 33 rastet ka pasur vetëm dëme materiale. Rastet tjera janë me lëndime të lehta trupore kurse në një aksident më të rëndë, një person ka mbetur i lënduar.

SPB Shkup ka regjistruar edhe 270 shoferë që kanë vozitur me shpejtësi të madhe.

Nga qarkullimi janë larguar 78 vozitës kurse njëri ka qenë duke vozitur nën gjendje të alkoolit. Ndërsa, 384 vetura kanë qenë gabimisht të parkuara dhe 114 prej tyre janë larguar me karrotrec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat