Pendarovski-Tomiq: Theksohen marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Maqedonia

Pendarovski-Tomiq: Theksohen marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:25
Pendarovski - Tomiq

Sot, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Dushanka Divjak-Tomiq.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, si dhe situatën aktuale në rajon.

Presidenti Pendarovski shprehu besimin se miqësia tradicionale midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta dhe pozitive me Republikën e Serbisë. Presidenti theksoi se takimi i fundit me Presidentin Vuçiq gjatë inaugurimit konfirmon angazhimin e përbashkët për ndërtimin e mëtejshëm të miqësisë, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Lidhur me proceset e integrimit evropian për vendet e rajonit, Presidenti Pendarovski theksoi se Ballkani Evropian i integruar është një parakusht i rëndësishëm për një rajon të përparuar dhe ekonomikisht të begatë, duke shprehur shpresën se Bashkimi Evropian do t’i marrë parasysh këto rrethana kur të vendosë mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat