Pendarovski-Dimitrov: Nevojitet bashkëpunim konkret dhe thelbësor në mes të dy institucioneve

Maqedonia

Pendarovski-Dimitrov: Nevojitet bashkëpunim konkret dhe thelbësor në mes të dy institucioneve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:28
Stevo Pendarovski dhe Nikolla Dimitrov

Situata e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe situata në rajon, ishte tema e bisedës së sotme midis shefit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në takim, siç thonë nga kabineti i Presidentit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në mes dy institucioneve.

“Presidenti Pendarovski dhe ministri Dimitrov ranë dakord për nevojën e bashkëpunimit konkret dhe thelbësor midis kabinetit të Presidentit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për çështjet e kompetencave të përbashkëta dhe në funksion të veprimeve të harmonizuara ndërkombëtare dhe realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Në takim diskutoi gjithashtu funksionalitetin e rrjetit ekzistues diplomatik-konsullor dhe nevojën për plotësimin e mëtejshëm të misioneve prioritare diplomatike-konsullore, në mënyrë që të zbatohen pa probleme prioritetet e politikës së jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat