Të paktën 1/3 e Qeverisë do të preket nga rikonstruimi i paralajmëruar i kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit këtë e konfirmoi mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit Qendror në LSDM. Ndonëse nuk flet për emra konkret, Zaev thotë se rekomandimet nga këshilli i reformave janë për një numër të madh ministrash, zëvendësministrash dhe poste tjera në kuadër të ekzekutivit.
“Unë jam afër ndryshimit të 1/3, që nënkupton do të bëjmë zgjedhje të Qeverisë. Nëse ndryshojmë një ose dy, plotësohen kushtet për rikonstruim, kjo është këshillë e këshillit reformuese, pra do të ketë më shumë se 3. Emrat do të bëhen të ditur kur do të kemi vendime. Nga java që pason pres reagimin e Ahmetit, Gashit dhe Thaçit dhe gjithë partnerët e koalicionit. E kam thënë edhe më herët, kemi funksionar të dobët të cilët duhet ndryshuar, pavarësisht nga cila parti politike vijnë”- deklaroi Zoran Zaev.
Ministri nga radhët e RDK-së, Suejl Fazliu duke mos pritur që të largohet nga pozita aktuale, thekson se vlerësimin për largimin e tij duhet ta japin qytetarët.