LSDM: Ne dëgjuam rekomandimet e popoullit, VMRO-DPMNE ndjek hapat nga Budapesti

Maqedonia

LSDM: Ne dëgjuam rekomandimet e popoullit, VMRO-DPMNE ndjek hapat nga Budapesti

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:23
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese deklarojnë se në partinë e tyre kanë filluar ndryshimet thelbësore, ndërsa VMRO-DPMNE ndjek udhëzimet nga Budapest.

“LSDM ka nisur ndryshime thelbësore dhe sistematike që synojnë përshpejtimin e përparimit të vendit dhe përmirësimin e kushteve në shoqëri, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se LSDM tregoi se i dëgjon rekomandimet e qytetarëve, dhe se i ndjekin nevojat e tyre dhe se përgatiten që më mirë me qëllim që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk ofrojnë asgjë për qytetarët, asgjë çka është në interes të vendit. Sipas aktiviteteve të deritanishme, VMRO-DPMNE dhe Mickoski treguan se qëndrojnë të gatshëm për zbatimin e urdhrave të kryetarit të tyre të nderit, të arratisurin në Budapest”, akuzojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat