Njëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një person i lënduar rëndë

Maqedonia

Njëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një person i lënduar rëndë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:07
Policia

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 11 aksidente në të cilat një person ka marrë lëndime të rënda, ndërsa shtatë të tjerë lëndime më të lehta.

Policia ka përjashtuar nga trafiku 15 automjete të paregjistruara, ndërsa janë shqiptuar masa për parkim të parregullt për 75 automjete, derisa automjeti special “karrotreci” ka larguar 62 automjete.

Janë gjobitur edhe katër shoferë të cikët nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 23 kanë folur në celular gjatë ngasjes së automjetit, ndërsa nëntë për mos-mbajtjen e rripit të sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat