Arrestohen dy persona në aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Arrestohen dy persona në aeroportin e Shkupit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:05
Arrestohen

Një person nga Kumanovë dhe një nga Manastiri, për cilët ishte lëshuar urdhër arresti, janë arrestuar dje në aeroportin e Shkupit.

Sipas policisë, dje rreth orës 15:30 gjatë kontrollit në “Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit”, është konstatuar se M.M. (30) nga Kumanova është në listën e të kërkuarve me masën “arresto”.

Gjatë kontrollit gjithashtu është konstatuar se edhe personi M.D. (24) nga Manastiri është në listën  me masën “arresto”.

Dy të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor të Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat