Digjet një banesë në Shkup

Maqedonia

Digjet një banesë në Shkup

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:00
Zjarrëfiks

Sot në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një banesë, pas sallës Universale, në rrugën “Hristo Smirneski” në Shkup.

Sipas MPB-së banesa e cila është përfshirë nga zjarri gjendet në çatinë e ndërtesës, ndërsa zjarri ka shpërthyer në kuzhinë.

Ekipet nga njësiti i zjarrëfiksve ka intervenuar në kohë dhe kanë penguar që zjarri të përhapet në banesat tjera. Nga njësiti i zjarrëfiksve thonë se shkaqet e zjarrit janë instalimet elektrike.

Nga atje thonë nga banesa janë largur të gjithë personat dhe se nuk ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat