Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar rëndë

Maqedonia

Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar rëndë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:51
Policia

Gjatë natës së kaluar në rrethinë e Shkupit janë shkaktuar 11 aksidente në të cilën një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, njoftojnë nga SPB Shkup.

Policia ka ç’kyçur nga komunikacioni 15 vetura të paregjistruara, ndërsa janë marrë masa për 75 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë të rregullt, dhe me ndihmën e “merimangës” janë larguar 62 vetura.

Po ashtu policia ka dënuar edhe katër vozitës të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dhe 23 shoferë janë dënuar sepse gjatë vozitjes kanë folur në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat