Fushata zgjedhore mediatike në Maqedoni ka kushtuar 3.76 milionë denarë

Maqedonia

Fushata zgjedhore mediatike në Maqedoni ka kushtuar 3.76 milionë denarë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:34
KSHZ

Sipas rregullores për shpërndarjen e kompensimeve për anëtarët e organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në tre komunat Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës, që u miratuan në seancën e sotme të KSHZ-së, për herë të parë kryhet kompensimi në bazë të disa kritereve.

“Për herë të parë me këtë rregullore përkundër klasifikimit të Komisioneve Zgjedhore Komunale sipas numrit përzgjedhës të bordit është kryer edhe klasifikim i kompensimeve për Bordin Zgjedhor, sepse nuk janë të gjithë të njëjtë në vendin e punës së tyre”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ai tha se ku ka më pak votues, personat e angazhuar në procesin zgjedhor nuk kanë të njëjtën punë dhe obligime gjatë ditës sikurse ato që kanë 1.000 votues në listën zgjedhore.

Derkoski gjithashtu njoftoi se fushata mediatike për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale ka kushtuar 3.760.000 euro.

“Për çdo kandidatë për të dy pjesët e fushatës deri tek KSHZ është dorëzuar raport nga mediat dhe atë për Gordana Siljanovska-Davkova 88 milionë denarë, për Blerim Rekën 50 milionë e 500 mijë denarë dhe për Stevo Pendarovski 80.960.000 denarë, ose në total 291 milionë denarë”, tha Derkoski. Ai shtoi se për zgjedhjet e parakohshme lokale, sipas raportit të dorëzuar fushata mediatike ka kushtuar 12.180.000 denarë.

Derkoski njoftoi se përfitues më të mëdhenj të këtyre fondeve janë televizionet “Sitel” me 10.5 milionë denarë, “Alsat” me nëntë milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat