Ministri Filipçe e ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë, Valon Bela

Maqedonia

Ministri Filipçe e ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë, Valon Bela

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:48
Valon Bela

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, e ka konfirmuar për Kanal 5, se e ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Klinikës për Gjinekologji, Valon Bela, për shkak të sjelljes të pahijshme, njofton Portalb.mk.

Drejtori ekonomik Bela, nëpërmjet një postimi në Fejsbuk dje e ka akuzuar kolegen e tij, Viktorija Jovanovska,drejtoren e Gjinekologjisë, për furnizimet publike se ka favorizuar një kompani për teste laboratorike dhe për të njëjtën sot e ka njoftuar Prokurorinë Publike.

Jovanoska sot ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi penale për shpifje dhe ofendim për, ashtu siç ka deklaruar, gënjeshtrat që i ka deklaruar Bela, ndërkaq ka shtuar se në prapavijë të rastit qëndron kërkesa nga Bela që të angazhojë persona të tij nga Komuna e Çairit.

“Ai nga unë ka kërkuar që dy këshilltarëve të tij, të cilët janë në listën paguese në Komunën e Çairit, ndërkaq te ne janë tanimë 6 muaj të angazhuar me kontratë në vepër, t’ua vazhdoj marrëveshjet, ose në të kundërtën do të lëshoj “bomba”, tha drejtorja Jovanovska.

Pasdite ministri Filipçe i ka dëgjuar të dy palët, ndërkaq më pas ka marrë vendim që ta shkarkojë Belën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat