Valon Bela pas shkarkimit: Nuk jam takuar me ministrin

Maqedonia

Valon Bela pas shkarkimit: Nuk jam takuar me ministrin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:55
Valon Bela

Drejtori i sapo shkarkuar Valon Bela ka reaguar ndaj shkarkimit të tij duke thënë se s’është takuar me ministrin dhe se vendimin për shkarkim ia kanë dorëzuar nga ministria.

“Betejën time për zbardhjen e skandalit do ta çoj deri në fund”, tha Bela.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë thotë se e ka shkarkuar për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në klinikë.

Valon Bela më herët në rrjetin social “Facebook” akuzoi kolegen e tij Viktoria Jovanovskën, e cila mban postin e drejtoreshës së Gjinekologjisë, për furnizime publike në mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat