“Hapat e ardhshëm drejt NATO-s”- seminar special për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

“Hapat e ardhshëm drejt NATO-s”- seminar special për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:02
NATO - Maqedonia e Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet konferenca “Seminar special për Republikën e Maqedonisë së Veriut-hapat e ardhshëm drejt NATO-s”.

Fjalim hyrës krahas kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi do të kenë edhe gjenerali i brigadës Diter Barajs, nga Qendra “Xhorxh C. Marshall”, ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas N. Gerberih dhe u.d ambasadore e SHBA-së në Shkup, Mikaela Shvajcer- Blum.

Për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO- Kontrollim i kontestit strategjik (politikë të dyerve të hapura, Ballkani Perëndimor, sfida aktuale të sigurisë), arritjet e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe hapa tjerë dhe detyra do të flasë Tanja Hartman nga sektori për çështje politike dhe politikë të sigurisë pranë SHM të NATO-s, ndërsa drejtori i Programit për studime euroaziatike, Qendër Xhorxh C. Marshall, nënkolonel Xonatan Drejk do të flet për temën “Si funksionon NATO: Struktura dhe procese- Struktura organizative të Aleancës dhe procese të miratimit të vendimeve në letër dhe praktikë, përfshirë këshilla ushtarake dhe struktura komanduese, financim, koordinim nacional dhe ndërkombëtar dhe si vendet i qasen pjesëmarrjes”.

Në pjesën e pasdites së Seminarit fjalim një orësh do të ketë koloneli Brus Bak, analist i lartë ndërkombëtar për siguri, RAND dhe Mark Leiti, drejtor, Sektori për komunikime, Shtabi suprem i forcave të aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat