KE-ja rekomandoi marrjen e datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo është kërkesa ndaj Kosovës

Maqedonia

KE-ja rekomandoi marrjen e datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo është kërkesa ndaj Kosovës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:08
Johhanes Hahn dhe Federica Mogherini

(E plotësuar) - Komisionari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johaness Hahn, ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, derisa i ka bërë thirrje edhe një herë Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.

Ai këto komente i bëri me rastin e prezantimit të raportit të progresit për zgjerimin nga ana e Komisionit Evropian para Parlamentit Evropian.

Hahn edhe kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Të kihen parasysh bizneset e Kinës që po rriten në Ballkan, që edhe nëse ofrojnë lehtësi është me rëndësi që të sigurojmë se çdo aktivitet i huaj në rajon, të përmbushë standardet dhe vlerat e BE-së. Sa i përket vendeve të caktuara, vendet janë përgjigjur strategjisë për Ballkanin. Jam i kënaqur se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë reaguar. Jam i kënaqur të shikoj sesi Shqipëria ka ndjekur reformën në drejtësi, sidomos në sistemin gjyqësor, rivlerësim të paprecedentë të prokurorëve dhe gjykatësve dhe në lidhje se si Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit. Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat tani me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Pas marrjes serish të rekomandimit për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë vendet anëtare që do të vendosin për këtë propozim. E vendimi final i takon Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve BE, që do të mblidhen në qershor.

Holanda dhe Gjermania do të marrë miratimin e Parlamentit për të vendosur pro këtij vendimi, teksa Franca dhe Belgjika janë skeptike për të vijuar me zgjerimin e BE në këtë kohë.

Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, Hahn tha se këto dy vende duhet të rrisin përpjekjet e tyre në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Image

KE-ja rekomandoi marrjen e datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Eurokomisari Johane Han, në konferencën për media që është duke u mbajtur tash, para deputetëve të Parlamentit Evropian (PE) ka rekomanduar nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Hani ka theksuar se RMV-ja duhet të merret si një shembull i artë, pasi që ajo i ka realizuar reforma dhe dhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë dhe me Bullgarinë.

Për Shqipërinë rekomandimi i negociatave vjen për shkak të reformave gjyqësore.

"Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të besueshmë dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane"-tha Han.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat