Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill 2020

Maqedonia

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill 2020

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:09
Apostol Simovski

Regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill 2020, njofton Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika. Sipas tij, e gjithë procedura do të kombinohet, në rrugë elektronikisht dhe me regjistrim në terren, për të cilën do të ndahen 8.5 milion euro nga buxheti i shtetit.

“Regjistrimi do të kryhet në përputhje me standardet e larta të vendosura nga Eurostat, duke shmangur të gjitha mundësitë e abuzimit. Zgjidhja e softuerit që do të përgatitet do të njohë të dhënat personale të qytetarëve që janë futur një herë, me çka do të bëjë të mundur që i njëjti qytetar të mos regjistrohet dy herë. Në praktikë kjo do të thotë se do të ketë një regjistrim të popullsisë me ndihmë të ueb-aplikacionit dhe regjistrimit në terren. Shteti do të ndahet në 45 rajone të regjistrimit, ndërsa në të gjitha operacionet do të marrin pjesë 6.000 anketues”, tha Simovski.

Simovski informon se, ashtu si në vitin 2011, edhe këtë herë do të jenë të gjitha grafët për demografi, arsim, kulturë dhe prejardhja etnike.

Personat që janë në diasporë do të regjistrohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike, që do të thotë se nuk do të ndahen fonde për të dërguar anketuesit jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat