ASH: Vullneti i mirë i KE nuk mund të rregullojë strategjinë vetëshkatërruese të qeverisë

Maqedonia

ASH: Vullneti i mirë i KE nuk mund të rregullojë strategjinë vetëshkatërruese të qeverisë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:23
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët me një reagim drejtuar mediave ka komentuar rekomandimin pozitiv për Maqedoninë e Veriut duke thënë se ky hap i Komisionit Evropian nuk mund ta rregullojë strategjinë vetëshkatërruese të qeverisë LSDM-BDI.

“Përgjegjësia për sulmin ndaj Parlamentit të 27 prillit 2017; Reformat gjyqësore dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelin e lartë dhe abuzimet e zbuluara nga përgjimet e vitit 2015; Reformimi i shërbimeve të inteligjencës dhe të sigurisë dhe Reforma e administratës publike” janë katër pikat me të cilat ASH kritikon qeverinë dhe vlerëson se KE ka pasur vullnet të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Dështimi i pushtetit LDSM-BDI për të ofruar reforma të prekshme dhe rikthyer besimin në institucionet shtetërore është sanksionuar dy herë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, një herë në referendumin e 30 shtatorit 2018 dhe pastaj përsëri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit 2019” thuhet në reagimin e ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat