Pendarovski: Kemi raportin më të mirë, anulimi i bisedimeve me BE-në do të ndikojë në mënyrë demotivuese në shoqëri

Maqedonia

Pendarovski: Kemi raportin më të mirë, anulimi i bisedimeve me BE-në do të ndikojë në mënyrë demotivuese në shoqëri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:05
Stevo Pendarovski

Kryetari Stevo Pendarovski vlerësoi se sot Maqedonia ka marrë vlerësimin më të mirë nga KE që nga hostoria jonë në integrimet euro-atlantike dhe se KE-ja ka njohur përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë pas dorëzimit të raportit, i cili ia dorëzoi euroambasadori Samuel Zhbogar, Pendarovski theksoi se raporti pasqyron gjendjen reale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Raporti realisht pasqyron gjendjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Evropa sot tregoi se din të vlerësojë guximin politik”, tha Pendarovski duke theksuar se vendi bëri hapa vendimtar si në plan të jashtëm politik ashtu edhe në plan të brendshëm përmes zbatimit të reformave kyçe që janë të domosdoshme për përparimin drejt rrugës evropiane.

Ai theksoi se raporti në KE-së janë njohur përpjekjet tona në drejtimin e kthimit e besimit të qytetarëve tek institucionet me llogaridhënie të madhe, transparencë dhe përgjegjësi te bartësit e politikave kyçe.

Maqedonia e Veriut, tha Pendarovski, përparon në vlerësimin për reformat në pjesën e shtetit të së drejtës dhe gjyqësorit. Ai tha se ende duhet intensifikim të reformave në këtë pjesë dhe është i sigurt se ka gatishmëri me gjithë partnerët politik të vendit.

Kryetari shpreson se Këshilli Evropian në qershor të marrë vendim për bisedimet për anëtarësim.

“Pres Maqedonia e Veriut të merr mundësi fer dhe të transformohet përmes hapjes se secilit kapitull nga negociatat. Secili anulim të nisjes së bisedimeve do të ndikojë në mënyrë demotivuese në shoqërinë tonë dhe do të ketë implikime serioze në zbatimin e proceseve evropiane.”, tha mes tjerash Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat