Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian presin datë për bisedime në qershor

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian presin datë për bisedime në qershor

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:42
Maqedonisë së Veriut dhe BE

Komisioni Evropian dje në raportet e tij u rekomandon shteteve anëtare të fillonin negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë ideale në qershor, njofton korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

Komisioni rekomandon që Këshilli tani të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Që të mbështetet vazhdimësia e refomarave momentale, Komisioni do të zbatonte një qasje të forcuar ndaj kapitujve negociues mbi gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në vend, thuhet në përfundimet e Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Në raport, konfirmohet se vendi ka bërë përparim të mjaftueshëm nga kushtet e përcaktuara nga vendet anëtare të BE-së vitin e kaluar, përkatësisht gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe shërbimet e inteligjencës.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn dje i kërkoi vendeve anëtare të bëjnë pjesën e tyre të punës dhe të japin një datë për negociatat në qershor.

Pritjet drejtë Maqedonisë së Veriut, vlerëson Hahn, nuk duhet të tradhtohen, pasi kjo mund të çojë në një rënie të mbështetjes së popullatës për BE-në jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat