Gjashtë aksidente dje në Shkup, katër persona të lënduar

Maqedonia

Gjashtë aksidente dje në Shkup, katër persona të lënduar

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:05
Policia

Katër persona të lënduar në katër, nga gjashtë gjithsej aksidente në komunikacion gjatë 24 orëve të kaluara në rrethinën e Shkupit.

Nga SPB Shkup njoftojnë se nga komunikacioni janë ç’kyçur 16 vozitës pa patentë shoferi, si dhe 16 vetura të paregjistruara.

Janë dhënë 61 masa për parkim të parregullt, ndërsa me ndihmën e merimangës janë larguar 59 vetura.

Janë sanksionuar edhe 10 vozitës për shkak se kanë folur në telefon gjatë vozitjes, pesë vozitës për shkak të sjelljeve të pahijshme, ndërsa tre janë sanksionuar për shkak se kanë kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat