LSDM: Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv nga KE

Maqedonia

LSDM: Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv nga KE

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:27
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se deri më tani Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv.

“Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv nga Komisionin Evropian për përparimin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe theksohet si shembull i ndritshëm”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se rekomandim i pastër dhe pakusht nga ana e KE-së për fillimin e bisedimeve është pranim i reformave, për hapat historikë të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM e cila siguroi pajtim dhe partneritet me fqinjët.

Nga atje shtojnë se nëpërmes unifikimit dhe punës me përgjegjësi veni është në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat