Osmani: Qytetarët nuk shikojnë përparimet në administratë për shkak të temave politike

Maqedonia

Osmani: Qytetarët nuk shikojnë përparimet në administratë për shkak të temave politike

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:02
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për “1Tv” tha se raporti i KE-së për përparimin e vendit, përveç rekomandimit të pastër, përmban dhe vlerësime se reformat me të vërtet janë zbatuar.

Sipas vlerësimeve të raportit, vendi është para kandidatëve nga vendi i rajonit. Por, ka edhe vërejtje se ende ka problem me korrupsionin, ndërsa përmendet edhe nepotizmi.

“Përmendet angazhimi agresiv i institucioneve të cilat janë pasqyruar në këtë periudhë si të ashtuquajtura “dilevery units” që të jepen rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nepotizmit. Kuptohet se nuk jemi të përkryer dhe nuk themi se jemi gati nesër që të hyjmë në BE”, tha Osmani.

Për atë se nëse qytetarët e ndjenjë në jetën reale këtë përparim të shkruar në raport, Osmani tha se në 18 muajit e fundit është pritur që tërë energjia politike e Qeverisë së re të fokusohet në zgjidhjen e çështjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat