Milloshoski deri tek Zaev: Ruzhin ka kompani, Zafirovski është pa biografi

Maqedonia

Milloshoski deri tek Zaev: Ruzhin ka kompani, Zafirovski është pa biografi

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:54
Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në seancën e sotme për pyetjen e deputetëve ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Zoran Zaev se sipas cilave kritere ka vendosur për këshilltarë të tij, Aleksandar Ruzhin dhe Ljupço Zafirovski.

Milloshoski tha se opinioni nuk e dinë asgjë për Zafirovskin, gjegjësisht nuk ka të dhëna për biografinë e tij dhe është në dilemë se si ka vendosur një njeri në pozicionin për lehtësim të integrimeve evropiane.

“Sipas cilave kriteriumeve keni proceduar kur keni vendosur Aleksandar Ruzhin për këshilltarë tuajin për bashkëpunim ekonomik dhe kulturë në Belgjikë, Holandë dhe Francë, ende nuk e kam të qartë”, pyeti Milloshoski.

Kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se të dy këshilltarët e tij janë djem të ri të arsimuar, të cilëve duhet t’u jepet një mundësi dhe të cilët me kapacitetin e tyre do të ndihmojnë për përparimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat