Gjykata e Apelit: Bogoevski nuk ka shpifur ndaj Ahmetit dhe Xhaferit

Maqedonia

Gjykata e Apelit: Bogoevski nuk ka shpifur ndaj Ahmetit dhe Xhaferit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:39
Sllobodan Bogoevski

Gjykata e apelit sot vendosi se ish-pjesëtari i shërbimit sekret, Sllobodan Bogoevski nuk ka shpifur ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv. kryeministrit, Musa Xhaferi kundër të cilëve ai dëshmoi në rastin “Magjar Telekom”.

Gjykata e shkallës së dytë e pranoi ankesën e Bogoevskit dhe miratuar vendim meritorë sipas të cilës ankesa e të dy integristëve ishte e papranueshme.

Kjo është hera e dytë që Apeli vendos për këtë rast. Më herët në dy raste Gjykata Civile vendosi se Bogoevski kishte kryer shpifje.

Ahmeti dhe Xhaferi ngritën padi pasi që Bogoevski në një dëshmi të dhënë në gjykatën e New Yorkut kishte deklaruar se të dy funksionarëve të BDI-së iu është paguar ryshfet nga “Magjar Telekom”, në shumë prej 2.5 milionë euro në vitin 2005.

Bogoevski kishte dëshmuar se drejtori i “Magjar Telekom” i kishte dhënë ryshfet 2.5 milionë euro edhe Vllado Buçkovskit. Thuhet se Buçkovski, Ahmetit dhe Xhaferit u janë dhënë ryshfet për të penguar hyrjen e një operatori tjetër të telekomunikacionit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat