Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nga 10 deri 30 qershor do të provohet në 13 komuna

Maqedonia

Maqedoni, regjistrimi i popullsisë nga 10 deri 30 qershor do të provohet në 13 komuna

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:38
Ilustrim

Nga 10 deri 30 qershor, Enti Shtetëror për Statistika në 13 komuna do të provojë të zbatojë regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë është paralajmëruare në prill të këtij viti, por u anuluan për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Jasmina Gjorgjieva, këshilltare në Entin Shtetëror për Statistika për “A1on” thotë se vijojnë përgatitjet e fundit për këtë aksion.

“Për të provuarit e këtij regjistrimi të popullsisë janë zgjedhur 8 rajone. Regjistrimi i popullsisë do të provohet në Shtip, Radovish, Vallandovë, Kisella Vodë, Zelenikovë, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Kratovë, Sëhn Nikollë, Prilep dhe Dollnen. Nga e hëna zyrtarët e EShS-ja do t’i njoftojnë kryetarët e komunave”, tha Gjorgjieva.

Regjistrimin do ta bëjnë të punësuarit e EShS-së dhe se nuk do të angazhohen persona të jashtëm. Të provuarit e regjistrimit të popullsisë shërben si test i EShS-së, se sa është e përgatitur në kuptimin tekniko-operativ, sa është i përgatitur aplikacioni, sa të kuptueshme janë pyetjet, sa pyetje mund të jenë të kuptueshme për popullatën, sa kohë duhet të pyetet një person.

Nga ky aksion nuk do të dilet me asnjë të dhënë për popullatën dhe se kjo është për përdorim të brendshëm. Pyetjet e këtij regjistrimi do të jenë të njëjta siç do të jenë pyetjet në regjistrimin kryesor të popullsisë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat