Në Krivollak fillon ushtrimi më i madh ushtarak në historinë e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Në Krivollak fillon ushtrimi më i madh ushtarak në historinë e Maqedonisë së Veriut

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:12
Krivollak

Nga 5 deri më 9 qershor, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i ushtrimit më të madh që organizohet në shtetin tonë “Goditja vendimtare”. Në ushtrim do të marrin pjesë mbi 2.700 ushtarë të Armatës  së Maqedonisë së Veriut dhe nga forcat e armatosura të ShBA-ve, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Lituanisë.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë me thuajse 1.300 pjesëmarrës, aq sa kanë ShBA-të, ushtria e Malit të Zi dërgon 75 pjesëtarë, 25 pjesëtarë Shqipëria dhe bullgaria si dhe 10 ushtarë nga Lituani.

Ministrja Sheqerinska tha se deri tani ky është ushtrimi më i madh në territorin e vendit tonë dhe kjo shfaq kapacitet e vendit, por edhe dëshmi për bisedimin që partnerët e NATO-s e kanë te Maqedonia e Veriut.

“Fakti që ushtrimi jonë kombëtar, që vet e organizojmë dhe udhëheqim dhe ku marrin pjesë gjashtë vende që tashmë janë anëtarë të aleancës me mbi 2.700 pjesëtarë të këtyre gjashtë armatave, tregon se dimë dhe se kemi krijuar besim”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat